Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

De Rossi i sinqertë: Urime Leverkusenit, faleminderit lojtarëve të mi për ndeshjen heroike

De Rossi i sinqertë: Urime Leverkusenit, faleminderit lojtarëve të mi për ndeshjen heroike

12:00, 10/05/2024

 

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, foli në mikrofonat e “Rai” pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të “Europa League”, kundër Bayer Leverkusen, e cila përfundoi 2-2. Verdhekuqtë u eliminuan, sepse kishin humbur 2-0 në shtëpi, në gjysmëfinalen e parë.

Çfarë iu the lojtarëve të tu?
I përqafova dhe i falënderova, ata me të vërtetë dhanë gjithçka, bënë një ndeshje heroike. Ishte një sforco e madhe, të mbaheshim mendërisht dhe fizikisht nuk ishte e lehtë, por ia dolëm. Duhet ta kishim mbajtur topin më shumë, por kam vetëm falënderime për këto djem, për atë që më tregojnë çdo ditë dhe për të ardhmen.

Rikthimi nga disavantazhi i dyfishtë i Leverkusenit…
Ata kanë karakteristika që janë të përshtatshme për këdo në futbollin modern, me lojtarë që mund të krijojnë mundësi nga asgjëja. ​​Ata kanë një trajner të fortë, që i bën të lëvizin mirë. Urime për ta, ishin më të fortë. Ata luajnë mirë, janë të ndërtuar mirë, kanë karakteristika që ia bëjnë kujtdo të vështirë të luajnë ndaj tyre.

A i shtojnë keqardhjet gabimet e Karsdorpit dhe Abrahamit?
Kjo më bën më të zhgënjyer, por kundërshtari gjuante shumë në portë. Ne vuajtëm nga kjo, por Leverkusen u ndihmua edhe nga fati tek autogoli. Atalanta ka të njëjtin kapacitet, do të mund t’i vendosë në vështirësi gjermanët, në finale.

Si e patë ndeshjen nga stoli?
Do t’i thoja faleminderit Svilar, si gjithë të tjerëve. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, por duhet t’i urojmë edhe kundërshtarët, sepse ata ishin shumë të mirë. Ne e pamë si ngjarjet u kthyen në favor të tyre, siç ndodh shpesh me skuadrat e mëdha.

A i mungojnë Romës lojtarë si Chiesa?
Ekipi ka vlera të rëndësishme teknike dhe gjigante njerëzore, kemi luajtur shumë. Ka karakteristika fizike të lojtarëve që e anashkalojnë njeriun. Ne nuk kemi nevojë për lojtarë të ndryshëm, por na duhen edhe këto karakteristika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco