Xabi Alonso: Do jetë finale e bukur ndaj Atalantës

Xabi Alonso: Do jetë finale e bukur ndaj Atalantës

17:13, 10/05/2024

Bayer Leverkusen është në finalen e Europa League. Hakmarrja për eliminimin e vitit të kaluar është kryer, me gjermanët që kalojnë ndaj Romës dhe për më tepër, duke çuar në plot 49 numrin e ndeshjeve pa humbje, rekord historik ky në gjithë historinë e kampionateve elitare.

“Aspirinat” barazuan 2-2 në ndeshjen e kthimit, teksa vuajtën jo pak, pasi deri në minutën e 82-të rezultati ishte 2-0 për italianët, por një autogol i Mancinit ndryshoi rrjedhën e takimit, me skuadrën gjermane që shënoi më pas edhe golin e barazimit 2-2. Xabi Alonso shijon momentin magjik dhe kualifikimin e Bayerit të tij në një finale të madhe, me teknikun që pas ndeshjes u shpreh: “E imagjinoja, që në ndeshjen në Romë ishte e vështirë. Ishim në dizavantazh të dy golave për shkak të dy episodeve, por nuk duhet harruar se sa kemi krijuar dhe më pëlqeu reagimi i skuadrës. Vitin e kaluar ishim pranë finales, tani e siguruam.

Në finale do të takojmë sërish një skuadër italiane, Atalantën. Gasperini e drejton prej shumë vitesh dhe është një skuadër e fortë, do të jetë diçka e bukur t’i sfidojmë”, u shpreh Alonso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco