Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

Arabët kërkojnë Gennaro Gattuson në stol, ofertë e majme për trajnerin italian

Arabët kërkojnë Gennaro Gattuson në stol, ofertë e majme për trajnerin italian

15:51, 13/05/2024

Gennaro Gattuso së shpejti mund të kthehet në detyrë. Interesimi për trajnerin italian vjen nga skuadra e Al-Taawoun, një klub që luan në kampionatin saudit. Lajmi konfirmohet nga “footmercato”.

Klubi arab i ka vënë në pjatë një kontratë shumë të majme trajnerit me origjinë nga Kalabria.

Tani i takon Gatusos, i sapodalë nga shkarkimi nga Marseille shkurtin e kaluar, të vendosë nëse do të riniset karrierën nga Arabia, në një kampionat në kërkim të shikueshmërisë.

Al-Taawoun, tashmë është i katërti në tabelën e renditjes, pak ditë para përfundimit të Ligës.

Gattuso, i cili para aventurës në Francë kishte drejtuar Milan, Napoli e Valencia, tashmë duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco