Paradoksi i Championsit/ Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse e humbet finalen me Realin

Paradoksi i Championsit/ Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse e humbet finalen me Realin

17:01, 10/05/2024

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të përballen më 1 qershor në “Wembley” në finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2023-2024.

Një duel në të cilin skuadra gjermane mund të fitojë më shumë para nga Real Madrid nëse e humb, sesa nga UEFA nëse e fiton.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta “Bild”, e cila sqaron se shkak për këtë paradoks është bërë kalimi i Bellingham nga Dortmundi te Real Madridi.

Në atë kontratë, sipas “Bild”, pasqyrohet se nëse Real Madridi është kampion i Evropës në kontratën gjashtëvjeçare të Bellingham me Real Madridin, skuadra gjermane do të marrë 25 milionë euro.

UEFA i jep 20 milionë euro fituesit dhe 15 të dytit, kështu që Dortmundi do të merrte më shumë se sa do të jepte UEFA për t’u bërë kampion europian.

Edhe pse ato 25 milionë që ai do të fitonte nuk do të ishin vetëm për titullin kampion të Bellingham.

Ky bonus përfshin edhe fitimin e Ligës, ndeshjet e luajtura, kualifikimin në Champions League, golat e shënuar e kritere tjera.

Me pak fjalë, kur Bellingham u largua nga Dortmundi, në Gjermani tashmë supozohej se skuadra gjermane do të merrte 25 milionë euro nga Real Madridi këtë sezon.

Në total, me bonuset e rënë dakord në transfertë, maksimumi që mund të marrë Dortmundi është 30.9 milionë euro.

Skuadra gjermane tashmë ka fituar 103 milionë për transferimin e Bellinghamit te Real Madridi verën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco