Njohja e të rinjve me historinë e futbollit shqiptar, FSHF mirëpret një tjetër grup studentësh

Njohja e të rinjve me historinë e futbollit shqiptar, FSHF mirëpret një tjetër grup studentësh

16:50, 20/05/2024

Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të nismës së ndërmarrë për njohjen e të rinjve me historinë e futbollit shqiptar, priti një tjetër grup studentësh në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Studentët e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës u mirëpritën nga pjesëtarë të stafit të FSHF-së, që i shoqëruan gjatë vizitës së tyre në muze.

Ata u njohën me historinë e futbollit shqiptar nëpërmjet objekteve, relikeve dhe fotove të momenteve historike për një periudhë më shumë se njëshekullore.

Në kuadër të kësaj nisme, FSHF do të vazhdojë të mirëpresë të gjithë të interesuarit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të zhvilluar një vizitë në muzeum, ku të rinjtë do të njihen me datat, momentet historike dhe figurat e futbollit shqiptar.

Një eksperiencë unike për të gjithë të rinjtë, që mund të vijnë e të vizitojnë ambientet e muzeut të FSHF-së, për t’u njohur me historinë dhe legjendat e futbollit shqiptar ndër vite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco