Nga huliganët tek sulmet e mundshme terroriste, Gjermania shton masat e sigurisë për 'Euro 2024'

Nga huliganët tek sulmet e mundshme terroriste, Gjermania shton masat e sigurisë për 'Euro 2024'

19:05, 13/05/2024

 

Nga huliganët tek sulmet e mundshme terroriste dhe madje edhe sulmet kibernetike, këto janë sfidat me të cilat përballen organizatorët e Kampionatit Evropian.

Forcat e sigurisë do të ngarkohen me mbrojtjen e rreth 14 milionë personave, 24 kampeve bazë të ekipeve në të gjithë vendin dhe dhjetë stadiume ku do të luhen 51 ndeshje.

Në një lëvizje të paprecedentë, Gjermania ka ftuar rreth 300 ekspertë sigurie nga të gjitha kombet që luajnë në turne për të marrë pjesë në një projekt monitorimi në Qendrën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor në qytetin perëndimor të Neuss.

Prania e përfaqësuesve të policisë së vendeve pjesëmarrëse në Europian bëhet pasi ata do të mund të identifikojnë më mirë tifozët problematikë.

Gjermania do të vendosë gjithashtu kontrolle sigurie në të nëntë kufijtë e saj. Kështu xhandarmëria franceze do të mbështesë policinë gjermane në patrullimet e përbashkëta hekurudhore ndërmjet dy shteteve, ndërsa qeveria britanike do të ndalojë udhëtimin për në Gjermani për më shumë se 1600 tifozë anglezë dhe uellsianë, të cilët e kanë të ndaluar të hyjnë në stadiume për shkak të sjelljeve të mëparshme të dhunshme.

Kombëtarja e Ukrainës gjithashtu do t’i nënshtrohet masave të shtuara të sigurisë.

Nga 800 deri 1,300 policë do të vendosen rreth stadiumeve në çdo ndeshje, në varësi të skuadrave që luajnë, ndërsa tifozët do t’u nënshtrohen kontrolleve në tre perimetra sigurie rreth çdo stadiumi.

Në garantimin e sigurisë do të japë kontributin e vet edhe ushtria gjermane, e cila do të monitorojë gjithashtu qiellin nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Ajrore, e vendosur rreth 70 kilometra nga qyteti Neuss.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco