Wilder bën parashikimin për duelin Fury-Usyk, deklarata e amerikanit befason të gjithë

Wilder bën parashikimin për duelin Fury-Usyk, deklarata e amerikanit befason të gjithë

12:37, 10/05/2024

 

Duket se askush nuk beson se më 18 maj, në duelin e unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson Fury do ta fitojë përballjen me ukrainasin Oleksandr Usyk.

Pas Anthony Joshua edhe Deontay Wilder mendon se fitues do të dalë ukrainasi. Amerikani, që në tri përballje ndaj Fury barazoi në sfidën e parë dhe humbi në dy duelet e tjera, ka bërë parashikimin e tij.

“Për sa i përket fituesit, unë do të shkoja me Usyk. Por, në të njëjtën kohë, Fury është më i madh dhe di të përdorë përmasat e tij. Fury është në formë më të mirë nga sa mendoja se do të ishte”, tha Deontay Wilder.

Amerikani, që e njeh mirë forcën e britanikut, shtoi: “Ai nuk është i ngadalshëm, ai ka fuqi të mirë goditjeje dhe një mendje të mirë boksi. Është një luftë e mirë në letër. Por do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Wilder ka një duel në Arabinë Saudite më 1 qershor, ku do të përballet me Zhilei Zhang, në një sfidë për peshat e rënda. Ish-kampioni i botës nuk po kalon një moment të mirë në ring dhe mund të tërhiqet nga sporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco