Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

U-21/ Shqipëria në garë për të pritur finalet e 'EURO 2027', Bicaj: Ngjarje shumë e madhe, merita i takon Dukës

10:30, 10/05/2024

Pas organizimit të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit europian.

Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. 

FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë  që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri Tv, Ditmar Bicaj, ish futbollist, kampion i “Skënderbeut” por edhe i ekipeve të tjera në Shqipëri u shpreh se kjo është një ngjarje shumë e madhe, që emri i Shqipërisë të lakohet në ambientet e futbollit evropian.

Kjo është një ngjarje shumë e madhe, të lakohet emri i Shqipërisë në ambientet e futbollit evropian, për organizimin e Euro 2027 pë grupmoshat U-21, një event shumë i madh, ku UEFA këtë ka të dytin. Merita kryesore i takon Dukës, ku mund të them se është imazh i Shqipërisë 10 vitet e fundit, sidomos në futboll.

Përsa i përket organizimit Euro 2027 për grupmoshat U-21, ky projekt do e vendos Shqipërinë në qendër të vëmendjes.

 Në Shqipëri do jenë gati katër stadiume, gjithashtu edhe në Serbi do të jenë gjithashtu katër stadiume dhe mendoj se do jenë mjaftueshëm për të organizuar një kompeticion të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco