‘Bella Ciao!’/ Leverkusen tallet me Romën pas kualifikimit për në finale

‘Bella Ciao!’/ Leverkusen tallet me Romën pas kualifikimit për në finale

11:30, 10/05/2024

BILD

Lojtarët e Romës punuan 360 minuta plus kohën shtesë për këtë ‘serenatë’- në katër duelet gjysmëfinale të Europa League kundër Bayer Leverkusen në vitet 2023 dhe 2024.

Por pak sekonda pas rezultatit 2-2 të Bayer ndaj Romës, për herë të parë nga altoparlantët në Leverkusen buçiti kënga ‘Bella Ciao’. BayArena u kthye në një pallat festimesh. Shumica e 30 mijë spektatorëve kërcyen nën ritmin e ‘Bella Ciao’.

Kjo ishte ‘përshëndetja’ e veçantë për rivalët e tyre në Europa League- Leverkusen u tall me Romën!

Një gjë e tillë u diskutua shumë në rrjetet sociale dhe Bayer u akuzua edhe për mungesë respekti.

Por Simon Rolfes nuk ndan këtë mendim. Shefi sportiv i Bayer tha për BILD: “Isha i lumtur që arrita në finale. Nëse publiku bëri qejf, të gjithë janë të lumtur”.

Drejtuesit e stadiumit ndoshta e mbajnë mend ende teatrin Mourinho gjatë barazimit 0-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të vitit 2023. Në atë kohë, romanët nisin të shtriheshin në fushë duke bërë si të lënduar vetëm për të ndalur rrjedhën e lojës. Roma siguroi biletën për në finale pasi fitoi 1-0 në ndeshjen e parë. Edhe këtë vit ka pasur provokime të vazhdueshme ndaj lojtarëve të Bayer.

Por tani është koha për ‘Bella Ciao’! Rolfes buzëqesh dhe thotë: “Mund të lejohet ndonjë thumb i vogël”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco