Jasir Asani pas grumbullimit me Kombëtaren: Gjithmonë ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi

Jasir Asani pas grumbullimit me Kombëtaren: Gjithmonë ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi

21:52, 09/10/2023

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Ndeshja ndaj çekëve është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, kurse ndaj bullgarëve do të jetë ndeshje miqësore.

Në listën e të ftuarve nga Sylvinho nuk ka se si të mungojë Jasir Asani, i cili është ndër futbollistët kryesorë te Shqipëria.

Sulmuesi nga Shkupi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, nga seanca e sotme stërvitore me “Kuqezinjtë”.

“Gjithmonë një ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi”, shkroi Asani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco