Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për trajnerin që do Bayerni

Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për trajnerin që do Bayerni

14:31, 13/05/2024

Në fund të këtij edicioni, skuadra e Bayern Munchen do të mbetet pa trajner, pasi Thomas Tuchel do të largohet.

Bayerni është në kërkim të një zëvendësuesi të Tuchelit.

“Bavarezët” kontaktuan me disa nga trajnerët si Ralf Rangnick, Unai Emery e Julian Nagelsmann, por këta të fundit vendosën të qëndrojnë te skuadrat po dhe te kombëtaret ku drejtojnë.

Gjermanët i kthyen sytë kah trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner.

Ata ishin të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro për ta liruar austriakun nga Crystali, por kjo gjë u refuzua nga drejtuesit e “Shqiponjave”.

“Paguani 100 milionë euro dhe merreni Glasner”, ishte kushti i “çmendur” i ishullorëve, me Bayernin që është tërhequr përkohësisht nga gara për firmën me Glasner.

49-vjeçari e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi më parë ka drejtuar në Bundesligë skuadra si Eintracht Frankfurt dhe Wolfsburg, ku me Eintrachtin fitoi Ligën e Evropës në vitin 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco