Nga rënia prej Kategorie në stolin e Bayernit, 38-vjeçari me shumë fat

Nga rënia prej Kategorie në stolin e Bayernit, 38-vjeçari me shumë fat

18:33, 23/05/2024

Pas shumë emrave që kanë qarkulluar këto kohë dhe disa refuzimeve, Bayern Munich duket se e ka gjetur trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për Vincent Kompany, teknikun belg që drejton Burnleyn prej verës së vitit 2022.

Ish-kapiteni i Manchester Cityt dhe kombëtares së Belgjikës, nuk arriti të mbijetonte në Premier League me skuadrën e tij.

Thirrjes së Bayernit i është përgjigjur menjëherë pozitivisht, por tashmë duhen bindur drejtuesit e Burnleyt për ta lënë të lirë.

Bavarezët kanë ofruar deri në 10 milionë euro për shërbimet e 38-vjeçarit, por klubi anglez nuk është i kënaqur dhe kërkon më shumë.

Në kushte të tilla, tashmë i takon ish-mbrojtësit të bindë presidencën që të pranojnë ofertën e Bayernit dhe ta lejojnë të realizojë ëndrrën e madhe.

Pasi rrallë ndodh që të të ofrohet pankina e “gjigantit” gjerman në moshë kaq të re. Dhe sidomos pasi sapo je rrëzuar nga Kategoria me ekipin që drejton…

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco