Fitorja e Spanjës ndaj Italisë, ja si është situata në grupin e Shqipërisë para ndeshjeve të fundit

Fitorja e Spanjës ndaj Italisë, ja si është situata në grupin e Shqipërisë para ndeshjeve të fundit

23:03, 20/06/2024

Grupi B i Euro 2024 ka mbyllur sot ndeshjet e dyta me sfidën mes Spanjës dhe Italisë, një duel që ka dekretuar dominimin e spanjollëve në këtë grup duke i siguruar kualifikimin e menjëhershëm.

Suksesi 1-0 i Spanjës, bën që iberikët të jenë matematikisht fitues të grupit me 6 pikët që kanë deri tani dhe të jenë më të qetë në sfidën e fundit ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë, Italia mbetet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e treta me pikën e siguruar ndaj Kroacisë, ashtu si kjo e fundit .

Në sfidat e fundit, Spanja do të luajë me Shqipërinë, ndërsa Italia me Kroacinë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco