Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Ndeshja Shqipëri-Itali/ Kuli: Duhet të rrimë me këmbë në tokë, përballë kishim një skuadër me lojtarë të nivelit shumë të lartë

10:50, 18/06/2024

Bekim Kuli, trajner futbolli i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi ndeshjen Shqiperi-Itali, teksa u shpreh se ndonëse pritshmëria ishte e madhe nga qytetarët shqiptarë, e vërteta është se përballë ekipit tonë ishte vendosur një nga ekipet me lojtarët më të fortë.

“Edhe pjesa e emocionit ndikon, stadiumi ishte me 50 mijë shikues nga ana jonë, dhe kjo po ashtu ndikon në psikologjinë e lojtarit dhe normalisht nuk mund të japësh atë që ti pret”, shtoi gjithashtu Kuli.

Unë do thoja ndryshe për ndeshjen me Italinë, pavarësisht se ka pasur shumë fjalë jo pozitive për kombëtaren tonë...unë do thoja që nuk duhet të harrojmë që ne luajtëm kundër Italisë, një skuadër me lojtarë të nivelit shumë të lartë , lojtarë që luajnë me ekipe shumë të mëdha siç është Juventusi apo Chelësi.

Po ta shikojmë kombëtaren tonë, më të mirët që është Broja dhe Hasani kanë luajtur shumë pak dhe kështu që ne nuk mund të pretendojmë aq sa ç'është pretenduar në fakt për atë ndeshje.

Unë mendoj që ndeshja ishte shumë e bukur, lamë pak për të dëshiruar te pjesa e kontrollit të topit, nuk ishim aq dominantë sa ç’duam ne si komb, ishte një pritshmëri shumë e madhe, por duhet të rrimë me këmbë në tokë.

Edhe pjesa e emocionit ndikon, stadiumi ishte me 50 mijë shikues nga ana jonë, dhe kjo po ashtu ndikon në psikologjinë e lojtarit dhe normalisht nuk mund të japësh atë që ti pret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco