Lajmi i fundit

LIVE/ Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e PD për mandatin e Olta Xhaçkës

Menaxheri i Marash Kumbullës: Do jetë gati për Europianin

Menaxheri i Marash Kumbullës: Do jetë gati për Europianin

19:46, 23/05/2024

Menaxheri i Marash Kumbullës, Xhani Vitali, ka deklaruar në një intervistë të dhënë së fundmi se mbrojtësi pret që të jetë një protagonist në Euro 2024.

Futbollisti është kthyer pas disa muajsh ku vuajti një dëmtim të rëndë, por nuk ishte me shumë fat pasi huazimi i tij te Sasuolo në pjesën e dytë të sezonit u mbyll me rënien në Serinë B.

“Atij i vjen keq për atë që ndodhi. Ai po kthehej nga një dëmtim i rëndë, i duhej kohë për t’u rikthyer në shpejtësi. Gjendja e tij fizike është e mirë, tani pres që Marash të jetë gati për t’u përballur me një grup të vështirë në Kampionatin Europian me Shqipërinë e tij. Tani duhet të vazhdojë këtë rrugë, por kur një lojtar përballet me disa dëmtime të caktuara, i duhet kohë.

E ardhmja? Do të takojmë drejtorin e ri sportiv të Romës, është normale. Roma ka marrë një profil interesant, do të shohim në të ardhmen”, tha fillimisht Vitali për “TMW”.

“Shqipëria, një nga zbulimet në Europian? Unë besoj se Shqipëria mund të japë njëfarë kënaqësie në një grup vërtet të komplikuar. Është një ekip që ka lojtarë të rëndësishëm, Gjimshiti ngriti mbrëmë Europa League. Është stërvitur mirë dhe ka lojtarë interesantë, do të duhet të përballet në një mënyrë serioze pasi ka vlera të rëndësishme”, deklaroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco