Gjimshiti: Tani i harrova tre finale e humbura, fituam më të rëndësishmen

Gjimshiti: Tani i harrova tre finale e humbura, fituam më të rëndësishmen

17:52, 23/05/2024

Berat Gjimshiti i përket grupit të veteranëve të Atalantës. Mbrojtësi i Shqipërisë, kapiteni i bergamaskëve në natën magjike të Dublinit ku çuan lart trofeun e Ligës së Europës, ka shprehur qartësisht se çfarë nënkuptonte ky trofe për lojtarët që ishin prej shumë vitesh pjesë e këtij klubi.

“Ky trofe nënkupton jashtëzakonisht shumë për ne. Ne të grupit të vjetër jemi ata që kanë humbur tre finale. Para ndeshjes pamë njëri-tjetrin duke thënë “Jemi me të vërtetë “looser” (humbës), kemi humbur tre finale dhe nuk mund të humbasim edhe të katërtën”. Fituam atë më të rëndësishmen dhe tani nuk na intereson asgjë për ato tre më përpara”, ishin fjalët e Gjimshitit pas ndeshjes.

Nuk është rastësi që pas ndeshjes, një nga postimet e klubit ishte me Gjimshitin dhe grupin e vjetër të lojtarëve të Atalantës si De Run (345 ndeshje), Toloi (294 ndeshje), Hateboer (244 ndeshje) dhe Pasalic (249 ndeshje) duke festuar me trofeun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco