U shtrua në spital prej problemeve në zemër, Tevez jep dorëheqjen nga roli i trajnerit

U shtrua në spital prej problemeve në zemër, Tevez jep dorëheqjen nga roli i trajnerit

09:44, 20/05/2024

 

Carlos Tevez nuk është më trajner i Independientes. Klubi argjentinas ka njoftuar në rrjetet sociale se ish-“ylli” i Manchester United dhe Manchester City-t ka dhënë dorëheqjen.

“Carlos Tevez ka informuar për vendimin e tij që të mos vazhdojë si trajner i ekipit të parë. Dëshirojmë të theksojmë përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit stërvitor në largim, i cili e mori drejtimin në një moment të vështirë dhe na udhëhoqi në rrugën drejt synimeve të reja”, shkruhet në deklaratë.

Tevez e mori drejtimin e Independientes në gusht dhe gjatë kësaj periudhë ka arritur 14 fitore, 10 barazime dhe shtatë humbje. Tevez pati një problem shëndetësor muajin e kaluar, gjë që e bëri atë të dërgohej me urgjencë në spitalin lokal për shkak të problemeve në zemër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco