Klasikja e futbollit shqiptar luhet në Kukës, formacionet zyrtare të Vllaznia-Tirana

Klasikja e futbollit shqiptar luhet në Kukës, formacionet zyrtare të Vllaznia-Tirana

13:27, 07/10/2023

“Klasikja” e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës është dueli që pritet të ndezë javën e tetë të Superiores, i cili luhet në “Kukës Arena”.

Të dyja skuadrat hyjnë në fushë për tre pikët në mënyrë që të konfirmojnë veten si pretendent për “Final Four”.

Kuqeblutë nuk fitojnë prej dy ndeshjes dhe tashmë do të kërkojnë të përfitojnë nga situata jo e këndshme që rivalët po kalojnë pas shkarkimit të trajnerit Orges Shehi.

Nga ana tjetër për bardheblutë do të debutojë trajneri Julian Ahmataj, i cili ka si qëllim që të rikthejë te fitorja nënkampionët e Shqipërisë, pas dy humbjesh radhazi në shtëpi përballë Erzenit dhe Laçit.

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Krymi, Boshnjaku, Sala, Çoba, Gruda, Mala, Balaj

Trajner: Migen Memelli

Tirana: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Hasani, Latifi, Abazaj

Trajner: Julian Ahmataj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco