Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Administratori Furlani zbulon projektet e Milanit: Stadiumi i ri do jetë gati për 5 vjet

Administratori Furlani zbulon projektet e Milanit: Stadiumi i ri do jetë gati për 5 vjet

14:27, 05/10/2023

Dortmund-Milan ishte shkaku që Xhorxho Furlani udhëtoi me skuadrën kuqezi drejt Gjermanisë.

I pyetur mbi ecurinë e punës në klub, ai shpjegoi: “Kemi punuar mirë që nga vera, ka harmoni. Gjërat kanë shkuar mirë tani për tani, por bilancet do t’i shohim në qershor. Personalisht jam përfshirë në projektin e Milanit prej 5 vitesh, por në vitin e fundit kam një rol më të afërt me skuadrën dhe presim të shohim se çfarë do të bëjë Ibrahimoviçi që po mendohet për të ardhmen e tij. Në jemi gati ta mirëpresim”.

Një koment nga ana e administratorit kuqezi shkoi edhe për merkaton. Lidhur më mënyrën e të blerit lojtar nga ana e “djallit” ai tha: “Përdorimi i statistikave për të blerë lojtarë nuk është një formulë magjike dhe nuk është e saktë, sepse ne punojmë së bashku me Casa Milan. Nuk ka asnjë algoritëm sekret që nxjerr zgjidhje magjike. Nuk është e saktë të thuhet se merremi vetëm më studim statistikash”.

Në fund edhe tema e nxehtë e stadiumit. Furlani është i qartë duke përmendur zona dhe afate. “Ka pesë vjet që përpiqemi të ndërtojmë një stadium të ri. Nuk mund të jemi konkurrues pa një stadium modern. Tani kemi një projekt të ri në San Donato. Afati nuk ndryshon. Duhen pesë vjet nga tani për të luajtur ndeshjen e parë në stadiumin e ri. Në Dortmund atmosfera është fantastike, por në “San Siro” është më bukur”, përfundoi 44-vjeçari.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco