Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me simpatizantë në Durrës

Inzagi pas fitores ndaj Benfikës: Paraqitje e shkëlqyer!

Inzagi pas fitores ndaj Benfikës: Paraqitje e shkëlqyer!

08:40, 04/10/2023

Simone Inzagi shijoi fitoren ndaj Benfikës , e cila i jep Interit të tij vendin e parë në grupin D.

Tekniku zikaltër foli pas këtij dueli për mikrofonin e mediave italiane, duke analizuar suksesin e arritur ndaj portugezëve, ndër të tjera Inzagi u shpreh:

“I urova djemtë, mos harroni që u kthyem në orën 3:30 nga Salerno. Benfika kishte luajtur një ditë më parë, por djemtë bënë një paraqitje të shkëlqyer dhe unë i përgëzova sepse pashë shumë intensitet në pjesën e dytë. E goditëm shtyllën disa herë, por mbetëm të fokusuar.

Mund të kishim qenë më me fat. Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur dhe kanë mbështetur skuadrën për 96 minuta. Mos harroni Benfika fitoi ligën sezonin e kaluar, ata arritën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe tashmë kanë fituar Superkupën Portugeze këtë sezon.

U thashë djemve të qëndronin në lojë dhe se kishim bërë disa gabime, por paraqitje ishte ende e mirë. Skuadra mbeti e fokusuar dhe kishte një dëshirë të madhe për të fituar”, ka thënë Inzagi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco