Sfida e madhe e 12 tetorit, Çekia shihet si favorite ndaj Shqipërisë

Sfida e madhe e 12 tetorit, Çekia shihet si favorite ndaj Shqipërisë

18:41, 02/10/2023

Edhe pse është ende herët, kompanitë e basteve kanë nxjerrë kuotat për takimin Shqipëri-Çeki, i cili do të luhet më 12 tetor.

Edhe pse kuqezinjtë janë të parët në grup me dy pikë më shumë, Republika Çeke shihet si favorite në këtë ndeshje.
Një fitore e tyre ka koeficientin 2.20, ndërsa fitorja e Shqipërisë kuotohet 3.10, ndërkohë që një barazim ka koeficientin 3.00.

Ashtu si me Poloninë, edhe ndaj Çekisë biletat janë shitur të gjitha dhe tifozët kuqezi do të jenë një mbështetje e madhe për Kombëtaren, e cila është shumë pranë kualifikimit në “EURO 2024”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco