Seria A/ Publikohen audiot e arbitrave me VAR-in

Seria A/ Publikohen audiot e arbitrave me VAR-in

13:57, 25/09/2023

 

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, në Dazn u publikuan audiot e komunikimit të arbitrave të Serisë A me sallën VAR për rastet e dyshimta, teksa për t’i komentuar ato ishte edhe shefi i gjyqtarëve, Gianluca Rocchi.

Një nga audiot e publikuara ishte ajo e golit të parë të Juventusit ndaj Lazios, pasi në nisje të aksionit dukej sikur McKennie e kishte marrë topin jashtë vijës anësore.

Në fakt Maresca komunikon me Irratin në sallën VAR dhe ky i fundit i thotë se nuk ka asnjë kamera që t’i ofrojë pamje të saktë nëse topi ka kaluar vijën anësore apo jo. Dhe sipas protokollit, goli është akorduar, teksa vendimi është komplimentuar nga Rocchi.

Një tjetër episod i dyshimtë është ajo ndërhyrje e Berardit ndaj Bremer, për të cilën Rocchi tha se ai do ta kishte dhënë karton të kuq, teksa e quajti të tepruar të kuqin e Baschirottos në ndeshjen Genoa-Lecce.

Liga e Serisë A ka vendosur të publikojë audiot e komunikimit mes arbitrave për çdo vendim të dyshimtë, për të ndihmuar edhe publikun të kuptojë rrethatat në të cilat është vendosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco