VIDEO/ Kicker: Asani me një gol ëndrrash, Polonia rrezikon Europianin

10:38, 11/09/2023

Goli i Jasir Asanit ndaj Polonisë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Një nga mediat më të mëdha evropiane, revista gjermane Kicker e quan një gol ëndrrash.

“Goditja e radhës për Poloninë erdhi në minutën e 37-të: Asani thjesht goditi me të majtën pranë skajit të djathtë të zonës së penalltisë dhe e dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë, një gol mbresëlënës dhe i pandalshëm.

Lewandowski dhe shokët nuk ishim në në gjendje të barazonin deficitin.

Polonia u bë më e vendosur në mesin e pjesës së dytë, por goli erdhi sërish nga ana tjetër: Daku, i sapozëvendësuar, gjuajti tropin nën traversës nga një kënd i ngushtë në minutën e 62-të.

Loja ishte vendosur tashmë sepse Polonia veproi shumë e pafrymëzuar dhe thjesht nuk mundi të çante mburojën mbrojtëse shqiptare,” shkruan revista.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco