Abrashi shpallet ‘Futbollisti i Muajit’ te Grasshopers

Abrashi shpallet ‘Futbollisti i Muajit’ te Grasshopers

16:58, 01/09/2023

 

Amir Abrashi është përzgjedhur futbollisti i muajit te klubi i Grasshopers. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka qenë titullar i padiskutueshëm në klubin zviceran, ku mban edhe shiritin e kapitenit, teksa ka bërë ndeshje mjaft të mira.

Në një votim të organizuar nga klubi i Grasshopers, Abrashi ka qenë më i votuari për çmimin ‘Futbollisti i Muajit Gusht’, duke marrë 500 vota më shumë se rivalët që kishte në pranë vetes në këtë garë.

 

Megjithatë ndeshjet emira të Abrashit nuk ndikuan te trajneri Sylvinho, që e la jashtë listës së të grumbulluarve për sfidat eliminatore të Euro 2024-ës ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të cilat do të luhen më datat 7 dhe 10 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco