Rocco Vata gati ta bëj hapin e madh në karrierë, kërkohet në Itali dhe Belgjikë

Rocco Vata gati ta bëj hapin e madh në karrierë, kërkohet në Itali dhe Belgjikë

13:40, 21/08/2023

Rocco Vata mund të bëj hapin e madh në karrierë gjatë kësaj merkato verore.

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata ka kohë që shkëlqen në Akademinë e gjigantit skocez Celtic Glasgow.

Dhe falë paraqitjeve fantastike në ekipin B të Celtic, dy skuadrat italiane Hellas Verona dhe Torino kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.

18-vjeçari konsiderohet si një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të tij në Irlandë, teksa është rritur te akademia e Celtic ku ia ka dalë madje të debutojë me ekipin e parë duke bërë katër paraqitje.

Vata ka edhe një vit kontratë me Celtic dhe dy skuadrat italiane po tentojnë ta shfrytëzojnë këtë për transferimin e tij.

Megjithatë Torino dhe Verona nuk janë të vetmet që e duan atë, pasi interesim për transferimin e talentit shqiptar ka shprehur edhe gjiganti belg Club Brugge.

Talenti me origjinë shqiptare ka pasaportë irlandeze dhe është pjesë e U21 të këtij shteti ku luan nga U15.

Bëhet fjalë për një nga futbollistët e rinj më të mirë në Evropë dhe Vata duket se ka një të ardhme të ndritur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco