VIDEO/ Pritje madhështore për Rashicën nga tifozët e Besiktasit

VIDEO/ Pritje madhështore për Rashicën nga tifozët e Besiktasit

21:43, 17/08/2023

Milot Rashica është bërë lojtar i dashur për tifozët e Besiktasit ende pa debutuar me ekipin bardhezi.

Ata i kanë bërë pritje madhështore yllit kosovar sonte para ndeshjes që po zhvillon ekipi nga Stambolli ndaj FK Neftchi.

Vushtrriasi zbriti në fushën e blertë për t’u përshëndetur me tifozët, të cilët e pritën atë si një hero.

Rashica sonte ishte vetëm spektator, ndërsa do të jetë në dispozicion të trajnerit që nga fundjava.

Ish-futbollisti i Vitesses dhe Werder Bremenit u largua nga Norwichi, i cili i përfitoi 5 milionë euro nga shitja e tij, ndonëse pritej që lojtari ofanziv do të përfundonte në Galatasaray.

Rashica ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do t’i përfitojë 2 milionë euro në vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco