Napoli shpërblen sulmuesin italian pas titullit kampion

Napoli shpërblen sulmuesin italian pas titullit kampion

19:47, 01/08/2023

Napoli vijon të shpërblejë protagonistët e titullit kampion dhe këtë herë ka qenë radha e sulmuesit italian Giacomo Raspadori.

Ky i fundit ka rinovuar kontratën me napolitanët, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në verën e 2028-ës dhe natyrisht me një pagë thuajse dyfishi i asaj që përfitoi sezonin e kaluar.

Raspadori iu bashkua Napolit një vit më parë dhe firmosi deri në 2027-ën, ndaj rinovimi ishte më shumë për t’i përmirësuar kushtet ekonomike, duke qenë se futbollisti dha një kontribut në fushë për titullin kampion.

Ndonëse shumë herë erdhi nga stoli, Raspadori u përshtat më së miri, duke dhënë kontributin e tij për aq sa i kërkohej, teksa në transfertën ndaj Juventusit shënoi edhe një gol në minutat shtesë, që e afroi edhe më shumë Napolin me titullin kampion.

Për më tepër, me trajnerin e ri Rudi Garcia, Raspadori pritet të ketë një rol shumë më të rëndësishëm në formacion, pasi po provohet si fantazist, pas shpinës së Viktor Osimhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco