VIDEO/ Pritje si një yll në stërvitjen e parë, Sadiku zbret në fushë me klubin e ri

VIDEO/ Pritje si një yll në stërvitjen e parë, Sadiku zbret në fushë me klubin e ri

21:59, 25/07/2023

Armando Sadiku ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re në Indi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur për Belagata Mariners dhe do të vazhdojë karrierën në kampionatin indian.

Image

Një lëvizje e rëndësishme ekonomike për sulmuesin, por edhe për klubin indian i cili kërkon që të përfaqësohet denjësisht edhe në aktivitetet kontinentale në një sport që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në vend. Sadiku është afruar si golashënues me karrierë të rëndësishme në Europë dhe pritja që i është bërë atij në stërvitjen e parë ka qenë mbresëlënëse.

Tifozë të shumte kanë pushtuar hyrjen e fushës stërvitore, me kore për futbollistët, duke i përshëndetur me lule apo duke kërkuar autografe dhe foto me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco