Dembele refuzon ofertën 200 milionëshe, dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Dembele refuzon ofertën 200 milionëshe, dëshiron të qëndrojë te Barcelona

18:47, 23/07/2023

Ousmane Dembele raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Arabinë Saudite, pavarësisht se kishte një ofertë mjaft fitimprurëse.

“FootMercato” ka raportuar se francezit iu ofrua një kontratë pesë-vjeçare, me vlerë rreth 40 milionë euro në vit, transmeton Gazeta Express.

Klubi që i bëri ofertën ishte Al-Nassr.

Klubi saudit ishte i gatshëm të paguante klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh në kontratën e lojtarit, si dhe t’i ofronte Dembeles një shumë prej 200 milionë eurosh gjatë një kontrate pesë-vjeçare.

Megjithatë, kjo ofertë nuk do të arrijë në zyrat e Barcelonës pasi vetë 26-vjeçari e refuzoi.

Kontrata aktuale e Dembeles me ​​Barcçën skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit është në bisedime për një kontratë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco