Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vlen 1.5 milionë euro dhe ka vetëm 30 kopje në botë, Neymar i bën dhuratë vetes një orë super të shtrenjtë

Vlen 1.5 milionë euro dhe ka vetëm 30 kopje në botë, Neymar i bën dhuratë vetes një orë super të shtrenjtë

12:59, 18/07/2023

Për shkak të të ardhurave të mëdha që kanë futbollistët, është gjithnjë e më normale që të shfaqin modat e fundit në rrjetet e tyre sociale. Makinat super sportive, vilat e mëdha apo bizhuteritë e shtrenjta janë disa nga dhuratat që të famshmit e futbollit i bëjnë vetes në përditshmërinë e tyre. Ylli brazilian Neymar ishte i fundit që e bëri këtë.

Për t'i dhënë fund pushimeve në mënyrën më të mirë, Neymar pasuroi koleksionin e orave luksoze me një model Richard Mille, shkruan Mundo Deportivo.

Image

O’Ney bleu një Richard Mille luksoz 68-01 Cyril Kongo me vlerë 1.5 milionë euro. Është një model që ka vetëm 30 kopje në botë.

Në fakt, modeli i Neymar u pikturua me dorë nga artisti i grafitit Cyril Phan.

 

Lojtari brazilian ka një koleksion të madh dhe të shtrenjtë të orave luksoze. Mes tyre është një Rolex me vlerë 17 mijë euro, një Daytona ‘Syri i Tigerit’ me vlerë 400 mijë euro, një tjetër Richard Mille 052 Tourbillon Skull për 1.6 milionë euro dhe dy Daytona të tjera me vlerë 100 mijë e 24 mijë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco