Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Aventurë e hidhur gjatë pushimeve, dy lojtarët e Romës bëjnë sherr në rrugë me një banor të zonës

Aventurë e hidhur gjatë pushimeve, dy lojtarët e Romës bëjnë sherr në rrugë me një banor të zonës

16:38, 17/07/2023

Dy lojtarët e Romës, Bryan Cristante dhe Leonardo Spinazzola, i kaluan bashkë pushimet verore teksa dyshja dhe familjarët e tyre zgjodhën si destinacion Toskanën në Itali.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi sipas planeve për mesfushorin dhe mbrojtësin teksa qetësinë ua prishi një debat me një prej banorëve të zonës.

Një prej miqve të futbollistëve ndaloi të urinonte para derës së banorit në fjalë, i cili me të drejtë iu kthye me tone të larta.

Palët rrezikuan një konflikt fizik me dyshen e Romës që nuk mund të qëndronte pasive duke u detyruar të përfshiheshin në debat për të mbrojtur mikun e tyre.

Megjithatë, për fat të mirë “gjakrat u shuan” shpejt dhe situata nuk u agravua më tepër.

Gjithsesi, ky moment nuk iu shpëtoi kalimtarëve të rastit të cilët nisën të bënin video që më pas u publikuan në rrjetet sociale duke u shpërndarë kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco