Arteta: Kai Havertz nuk është zëvendësues i Granit Xhakës

Arteta: Kai Havertz nuk është zëvendësues i Granit Xhakës

08:54, 17/07/2023

Gjatë një konference të fundit për mediat, Mikel Arteta u kërkoi fansave dhe gazetarëve që të mos i bëjnë presion të panevojshëm Kai Havertzit duke e krahasuar atë me Granit Xhakën.

Trajneri i Arsenalit u tha mediave: “Ai (Havertz) nuk është një zëvendësues për Xhakën”.

“Ai nuk do të jetë i ngjashëm, sepse të gjithë do të jenë shumë të ndryshëm nga ajo që na dha Graniti”.

 “Do të jetë shumë ndryshe, por Kai ka cilësi të jashtëzakonshme për mënyrën tonë të lojës”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.

Arteta duket se po punon në mënyra të reja për të integruar nënshkrimet e verës në skuadër.

Pozicioni i Havertzit në mesfushë nuk është përcaktuar ende, por që pritet të luajë si 10-sh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco