Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Rekord i ri në Premier League/ Declan Rice nënshkruan me Arsenalin, topçinjë shpenzojnë shumën e majme

Rekord i ri në Premier League/ Declan Rice nënshkruan me Arsenalin, topçinjë shpenzojnë shumën e majme

14:49, 15/07/2023

Saga më në fund ka përfunduar, Declan Rice ka zëvendësuar zyrtarisht fanellën e West Hamit me atë të Arsenalit në transfertën më të madhe në futbollin anglez.

Arsenali do të mbushë arkat e West Hamit me 123 milionë euro me të gjitha shpërblimet, që është një rekord absolut në ishull.

Topçinjtë garuan me Manchester City pwr tw nënshkruar me Rice, por mesfushori brilant megjithatë vendosi të veshë fanellën e Arsenalit.

Ky do të jetë vetëm klubi i dytë në karrierën e mesfushorit mbrojtës pas Hammers, ku ai u rrit si lojtar.

Rice është nënshkrimi i tretë i madh i Arsenalit këtë sezon. Skuadra e Mikel Artetës u përforcua para tij me Kai Haverz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajax.

Kjo e ka forcuar edhe më shumë konkurrencën në skuadrën e nënkampiones së Anglisë, e cila sezonin e ardhshëm po rikthehet në Champions League pas sezonit 2016/2017.

Interesant është fakti se Rice e ka ndërruar fanellën e kombëtares pasi e ka zëvendësuar atë irlandeze me atë angleze.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco