Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Al-Nassr po përgatit një tjetër 'bombë' në merkato: Ylli i Bayern është pranë bashkimit me Cristiano Ronaldon

Al-Nassr po përgatit një tjetër 'bombë' në merkato: Ylli i Bayern është pranë bashkimit me Cristiano Ronaldon

14:02, 15/07/2023

Al-Nassr mund të transferojë një tjetër superyll pasi ka nënshkruar me Cristiano Ronaldon dhe Marcelo Brozovic.

Siç raporton portali i futbollit Goal, Sadio Mane është në negociata me Al-Nassr dhe ata janë në rrugë të mbarë drejt një rezultati pozitiv.

Mane ka një kontratë të vlefshme me Bayernin deri në verën e vitit 2025, por mediat në Gjermani prej muajsh shkruajnë se ai nuk është i kënaqur në Munich dhe se dëshiron të largohet dhe kjo është një mundësi që Al-Nassr nuk dëshiron ta humbasë.

Mane është vetëm 31 vjeç dhe mund të luajë ende në ligat më të forta evropiane, por do të shohim nëse do të vendos për milionat saudite.

Mane shënoi 12 gola në 38 ndeshje për Bayernin sezonin e kaluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco