Bayern është gati të bëjë transferimin më të madh në histori, bavarezët duan yllin e Realit për 100 milionë

Bayern është gati të bëjë transferimin më të madh në histori, bavarezët duan yllin e Realit për 100 milionë

18:52, 14/07/2023

Sipas mediave spanjolle, Bayern është gati të paguajë 100 milionë euro për futbollistin francez Aurelien Tchouameni.

Kampioni gjerman është i bindur se Real Madridi do ta pranojë ofertën dhe në atë rast Tchouameni do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Bayernit.

Aktualisht rekordin e mban Lucas Hernandez, i blerë në vitin 2019 nga Atletico, për 80 milionë euro. Këtë verë, mbrojtësi u shit te PSG për 45 milionë.

 

 

Pasi shpenzoi gati 130 milionë për transferime këtë verë (Jude Bellingham, Arda Guler, Fran Garcia dhe Josela), Real Madridi mbeti me një buxhet të kufizuar dhe, sipas të gjitha llogaritjeve, ata do të duhet të shesin një nga lojtarët e tyre aktualë.

Nga ana tjetër, edhe Bayerni është në kërkim të një sulmuesi dhe objektivi kryesor është Harry Kane. Tottenhami refuzoi dy oferta nga Bayerni prej 70 dhe 80 milionë euro për Kane, pasi klubi londinez kërkon 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco