FOTO/ Messi nis jetën në SHBA, pamjet e para nga… supermarketi i lagjes

FOTO/ Messi nis jetën në SHBA, pamjet e para nga… supermarketi i lagjes

18:10, 14/07/2023

Lionel Messi do të zyrtarizohet këto ditë si futbollisti më i ri i klubit të Inter Miami. Argjentinasi braktisi Europën për të nisur një aventurë të re përtej Atlantikut, me planin për t’iu larguar sadopak bujës dhe trysnisë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.

Image

Dhe duket se deri diku ka pasur të drejtë pasi në fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, duket se në Amerikë ai ka gjetur mundësinë që të bëjë sadopak jetën normale që i ka munguar atij dhe familjes.

Image

Ylli argjentinas është shfaqur papritur në një supermarket në Miami bashkë me gruan dhe fëmijët, duke bërë shoping për jetën në SHBA.

Image

Ai është njohur nga disa të pranishëm që kanë bërë foto me të, por edhe ka bërë blerjet vetë duke pritur radhën te kasa, pa pasur nevojë që të rrethohej nga shumë truproja siç ndodhte zakonisht në Europë.

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco