Realizoi golin e shpresës, flet heroi i Tiranës: Ndjenjë e veçantë, gjithçka është e hapur

Realizoi golin e shpresës, flet heroi i Tiranës: Ndjenjë e veçantë, gjithçka është e hapur

23:10, 13/07/2023

Regi Lushkja, ishte heroi i Tiranës ndaj Dinamo Batumi, teksa shënoi golin e barazimit për bardheblutë në minutat e fundit. 

Mesfushori deklaroi se është ndjenjë e veçantë pas shënimit të golit, ndërsa shtoi se skuadra beson te kualifikimi. 

“Jam i lumtur për golin. Ishte një ndjenjë e veçantë, sepse jemi ende në lojë. Kishim mundësi për më mirë dhe mund të shënonim më herët. Ndeshja është akoma e hapur. Synimi jonë është të kualifikohemi më tej. Kualitetin e kemi dhe besojmë se do të shkojmë më tej.”, deklaroi Lushkja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco