Në prag të sezonit të ri të Interit, Inzaghi flet për Kristjan Asllanin

Në prag të sezonit të ri të Interit, Inzaghi flet për Kristjan Asllanin

15:01, 13/07/2023

Kristjan Asllani mund të përfitojë tashmë për më shumë minuta, pasi Marcelo Brozovic u largua në drejtim të Arabisë Saudite.

Në konferencën për shtyp përpara nisjes së seancave stërvitore për sezonin e ti, Inzaghi deklaroi se rolin kryesor në mesfushë do ta luajnë dyshja italiane Barella-Freattesi, ndërkohë që në dispozicion do të jetë edhe dyshja tjetër Calhanoglu-Asllani.

“Frattesi dhe Barella mund të luajnë së bashku, këtë e dëshmuan në kombëtare. Kur bëra disa ndryshime në drejtim, Barella luajti mesfushorin e majtë qendror pa probleme, ata mund të luajnë bashkë.

Na mungon një playmaker, Calhanoglu do të luajë me Asllanin, pra bashkë do të kenë rotacionin, na mungon një i djathtë, pastaj do të duhet të jemi të kompletuar në mbrojtje ku na mungon një lojtar dhe jemi në kërkim të një sulmuesi tjetër gjithashtu”, përfundoi Inzaghi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco