VIDEO/ Vrioni realizon një gol spektakolar në Amerikë, i dhuron fitoren ekipit të tij

VIDEO/ Vrioni realizon një gol spektakolar në Amerikë, i dhuron fitoren ekipit të tij

11:40, 13/07/2023

Giacomo Vrioni po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin amerikan, MLS.

Sulmuesi shqiptar i dhuroi fitoren New England Revolution në ndeshjen ndaj Atlanta Utd, që u mbyll me rezultatin 2-1, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Ndërsa New England Revolution ishin në avantazh 1-0, Vrioni do të shënonte golin e sigurisë në minutën e 9-të, me një super realizim.

Miqtë tentuan të reagonin dhe gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 90+3’, por në fund ishin vendasit ata që triumfuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco