Manovrat me pagat, ish-presidenti Agnelli pezullohet për 16 muaj

Manovrat me pagat, ish-presidenti Agnelli pezullohet për 16 muaj

22:41, 11/07/2023

16 muaj pezullim dhe 60 mijë euro gjobë ka qenë masa e marrë nga Gjykata Federale Kombëtare për ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnellin, për pjesën e dytë të hetimit “Prisma”, mbi manovrat e famshme të pagave të sezonit 2019-2020 dhe 2020-2021 dhe marrëdhëniet me agjentët, pas 20 muajve të kërkuar nga Prokuroria.

Ky është dënimi i shkallës së parë dhe tashmë, pas arsyeve të dhëna, mbrojtja do të mund të vendosë nëse do ta apelojë vendimin apo jo në Gjykatën e Apelit. Siç dihet, historia është e njëjta që çoi në marrëveshjen e fajësisë së Juventusit, e sanksionuar me 718 mijë euro gjobë, por pa dënim të mëtejshëm, pas minus 10 pikëve të vendosura për pjesën e parë të hetimeve, atë të plusvalencave.

Dhe pikërisht për plusvalencat, Agnelli ishte dënuar me dy vjet pezullim nga aktiviteti së bashku me drejtuesit e tjerë të lartë të Juventusit në epokën e drejtimit të tij. Ish-presidenti dhe avokatët do të dërgojnë sot në KAS-in e Lazios ankesën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco