Juventusi merr një ofertë nga anglezët për Chiesën

Juventusi merr një ofertë nga anglezët për Chiesën

20:21, 11/07/2023

Është konfirmuar dhe më parë se Federico Chiesa nuk është i paprekshëm në klubin e Juventusit. Bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të shesin shërbimet e sulmuesit italian në rast se vjen një ofertë e mirë për të.

Kohëve të fundit, Aston Villa ka qenë një ndër klubet e interesuara për të pasur në skuadër sezonin e ardhshëm sulmuesin 25-vjeçar. Siç raporton “Sportmediaset”, klubi anglez ka arritur tashmë të bëjë një ofertë të mundshme për ish-lojtarin e Fiorentinës.

Thuhet se Aston Villa tashmë ka bërë një ofertë në drejtim të Juventusit me një shumë prej 70 milionë euro për shërbimet e Federico Chiesës. Duket se kjo ofertë po bind më tepër bardhezinjtë për të lënë të lirë të largohet sulmuesin italian.

Nga ana tjetër, ky i fundit nuk është aspak dakord për të vazhduar karrierën në një skuadër si Aston Villa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco