Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Struga ndal në transfsertë Zalgiris dhe rrit shpresat për kualifikimin

Struga ndal në transfsertë Zalgiris dhe rrit shpresat për kualifikimin

20:01, 11/07/2023

 

Struga ka arritur të marrë një barazim në përballjen e parë të kualifikuesve të Champions League ndaj Zalgiris me shifrat e paprekura 0-0. Gjithçka mbetet e hapur deri në takimin e kthimit që do të luhet në Maqedoninë e Veriut.

Pjesa e parë ishte disi e qetë nga të dyja skuadrat dhe nuk solli asgjë më shumë se një barazim me rezultatin 0-0. Në fragmentin e dytë, vendasit e Zalgiris provuan disa tentativa drejt portës së maqedonasve, por që nuk arritën dot të realizonin.

Struga arriti të rezistojë në këtë përballje dhe arriti të dalë në fund me shifra të barabarta ndaj kundërshtarit lituanes. Sfida e radhës mes ekipeve, do të luhet pas një jave më datë 18 korrik në Maqedoninë e Veriut, ku Struga do të presë në shtëpi Zalgiris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco