Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Milani dhe Monza nderojnë presidentin legjendar, lind trofeu 'Silvio Berlusconi'

Milani dhe Monza nderojnë presidentin legjendar, lind trofeu 'Silvio Berlusconi'

16:45, 06/07/2023

 

Milani dhe Monza kërkojnë ta nderrojnë përgjithmonë kujtimin presidentit të tyre legjendar Silvio Berlusconi. Në nder të tij, klubet kanë krijuar “Trofeun Silvio Berlusconi”, i cili do të ndahet mes dy klubeve ku ai ka qenë president.

Pra më 8 gusht në stadiumin e Monzës do të luhet edicioni i parë i këtij trofeu. Ndërkohë që në vitet e tjera, do të ketë një alternim mes U-Poëer (stadiumit të Monzës) dhe San Siros, dy stadiumet ku Berlusconi është ulur më së shumti në tribunë.

Kjo nismë synon të nderojë dhe të mbajë gjallë kujtimin e presidentit Silvio Berlusconi, i cili shkroi faqe të rëndësishme në historinë e të dyja klubeve italiane. Lajmi është njoftuar nga klubet me anë të një postimi në faqen zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco