Tuchel takohet me Harry Kane, negociohet kalimi te Bayerni

Tuchel takohet me Harry Kane, negociohet kalimi te Bayerni

18:06, 05/07/2023

Thomas Tuchel e dëshiron me çdo kusht Harry Kane në skuadrën e Bayern Munchen.

Madje, sipas mediave gjermane, trajneri gjerman është takuar personalisht me sulmuesin anglez.

Ai u takua me Kane në shtëpinë e sulmuesit të Tottenhamit në Londër për ta diskutuar një kalim potencial në “Allianz Arena”.

Kane raportohet t’i ketë thënë Tuchelit se do të dëshironte ta fitonte Ligën e Kampionëve me Bayern Munchen.

Që nga fillimi i karrierës së tij profesionale, Harry Kane i ka qëndruar besnik klubit të Tottenhamit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco