Ndodh e papritura, Barcelona i 'rrëmben' nga duart ‘Messin’ turk Realit

Ndodh e papritura, Barcelona i 'rrëmben' nga duart ‘Messin’ turk Realit

11:50, 05/07/2023

Ka ndodhur një situatë e pazakonte me të ardhmen e talentit turk të Fenerbahces, Arda Guler. Kur pritej që 18 vjeçari të firmoste me skuadrën e Real Madrid, negociatat kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Sipas asaj që raporton gazetari i mirinformuar, Fabrizio Romano, Reali po punonte ditën e sotme me dokumentet për të përfunduar marrëveshjen me Gulerin, por Barcelona ka arritur në momentet e fundit ta bindë Ardan të luaj për ta.

Mediat turke e konsiderojnë talentin më të madh në këtë vend dhe thuhet se Barcelona do të paguajë 22 milionë euro plus bonuset për shërbimet e tij, ndërsa klubi madrilen ofronte 20 milionë euro plus 20% të vlerës së kartonin do t’i mbetje Fenebahces.

 

 

Guler ka luajtur gjithsej 20 ndeshje në sezonin e fundit të Superligës së Turqisë dhe ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime. Në total, sezonin e kaluar ai luajti 35 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola dhe dhuroi shtatë asistime.

Talenti turk luan në krahun e djathtë dhe në pozicionin e dhjetëshit, dhe kryesisht përdor këmbën e majtë dhe teknika e tij të kujton shumë Lionel Messin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco