Klubi turk kërkon Vedat Muriqin, Lazio ndjek me interes negociatat

Klubi turk kërkon Vedat Muriqin, Lazio ndjek me interes negociatat

09:35, 29/06/2023

Vedat Muriqi kërkohet nga Galataaray. Sulmuesi dardan i Mallorcës mbylli një sezon mjaft të mirë në La Liga, duke shënuar plot 15 gola, teksa me performancën e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve turq, që duan t’i besojnë udhëheqjen e repartit të avancuar.

Mallorca kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e Muriqit, shifër kjo e konsideruar e lartë nga skuadra nga Stambolli, që gjithsesi mbetet e vendosur të rikthejë sulmuesin në Turqi, për të zëvendësuar argjentinasin Icardi, i cili është bashkuar sërish me PSG-në.

Negociatat për Muriqin ndiqen me vëmendje edhe nga klubi i Lazios, që ruan ende 45% të kartonit të Muriqit dhe në rast shitjeje për 20 milionë euro, do të merrte plot 9 milionë, të cilat mund t’i investojë për të sjellë Torreiran në kryeqytetin italian.

Kujtojmë që Muriqi u transferua nga Fenerbahce te Lazio për më shumë se 20 milionë euro, me këmbënguljen e Igli Tares, por nuk arriti të përshtatet si duhet në Itali dhe u largua pas dy sezonesh, për t’u bashkuar me Mallorcën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco