Zyrtare/ Tottenham firmos me yllin më të madh të Leicesterit, ja detajet e kontratës...

Zyrtare/ Tottenham firmos me yllin më të madh të Leicesterit, ja detajet e kontratës...

22:19, 28/06/2023

Tregu anglez i transferimeve na ofroi shumë sonte, dhe e fundit në një seri marrëveshjesh të mëdha është transferimi i James Maddison nga Leicester te Tottenham.

Londra e Veriut është më e ngarkuara sonte. Arsenali ra dakord për Declan Rice për 115 milionë euro dhe më pas zyrtarizoi transferimin e Kai Havertz për 70 milionë euro.

Por nuk është vetëm Arsenali, pasi rivali i tyre më i madh i qytetit nga veriu i Londrës, skuadra e Tottenhamit, ka sjellë përforcimin dhe dëshirën më të madhe që nga fundi i sezonit të kaluar.

Bëhet fjalë për futbollistin anglez dhe playmakerin e madh James Maddison, i cili vjen në stadiumin e Tottenham Hotspur nga Leicester, me të cilin ra nga kampioanti.

Teksa Leicester ra nga Premier League me një skuadër të fortë në letër dhe yje të shumtë, në skuadër kanë mbetur shumë emra që duan të luajnë në nivelin elitar dhe ndër ta spikat më i madhi – James Maddison. Përfaqësuesi anglez ka kompletuar sonte transferimin te Tottenhami.

Maddison do t'i kushtojë Spurs 46 milionë euro, ndërsa tashmë ka përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë lidhur deri në vitin 2028 me Tottenham 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco