Boks/ Dibrani Ardit Boriçi merr fitoren e dytë radhazi në boksin profesionist

Boks/ Dibrani Ardit Boriçi merr fitoren e dytë radhazi në boksin profesionist

11:54, 27/06/2023

Ardit Boriçi ka regjistruar një tjetër fitore mbresëlënëse në ring. Më 23 qershor, boksieri i talentuar shqiptar ka triumfur në sfidën kundër italianit Pietro Caputo. Kjo përballje mes tyre u zhvillua në kuadër të aktivitetin “Stallions On The Ring”, që u mbajt në qytetin e Durrësit, ku ishte edhe ndeshje kryesore e mbrëmjes.

Ish-kampion Shqipërisë për disa vite radhazi dhe pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Boksit me Kombëtaren shqiptare, Ardit Boriçi, është një nga boksierët më premtues të vendit donë. Prej 7 vitesh ai stërvitet në Lion të Francës, por bokson gjithmonë për Shqipërinë. Kjo është ndeshja e dytë në profesionist, ku numëron po aq fitore.

Objektivi i boksierit të njohur shqiptar është të arrijë majat e boksit profesionit,  pse jo, një ditë të luftojë për titullin kampion bote.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco