Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Partizani zyrtarizon stadiumin dhe orarin e përballjes së parë ndaj Bate Borisov

Partizani zyrtarizon stadiumin dhe orarin e përballjes së parë ndaj Bate Borisov

19:36, 23/06/2023

Goglat në shortin e turit të parë kualifikues të Champions League e kanë vendosur Partizanin përballë Bate Borisov. “Demat e kuq” kanë bërë të ditur stadiumin dhe orën e kësaj përballjeje të rëndësishme.

Takimi i parë mes Partizanit dhe Bate Borisov do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45 të martën e 11 korrikut. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale.

Takimi i kthimit mes të dyja ekipeve, do të luhet në Bjellorusi në stadiumin e Bate Borisov më datën 18 korrik, një javë pas përballjes së parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco