Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Champions League/ Shorti nuk tregohet bujarë me Partizanin, të kuqtë 'peshkojnë' kampionët e Qipros

Champions League/ Shorti nuk tregohet bujarë me Partizanin, të kuqtë 'peshkojnë' kampionët e Qipros

12:22, 21/06/2023

Këtë të mërkurë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 12:00 është hedhur shorti i turit të dytë kualifikues të Champions League.

Në raundin e parë, të kuqtë e Partizanit do të luajnë kundër BATE Borisov, ndërsa sot kanë mësuar kundërshtarin në rast se kalojnë turin. Duke qenë se Partizani luan ndaj një kundërshtari të fortë si BATE Borisov, në turin e dytë ata do të jenë në vazon e skuadrave favorite.

Goglat kanë rezervuar një kundërshtar të fortë për të kuqtë, duke qenë se Partizani do të përballet me skuadrën e Aris Limasol . Ndeshjet e para kualifikuese të turit të dytë, do të luhen në datat 25 dhe 26 korrik, teksa ndeshjet e kthimit në datat 1 dhe 2 gusht. Në rast se Partizani eliminohet në turin e parë të Championsit, atëherë do të luajë në turin e dytë të Conference League.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco